Sinjali në figurë paralajmëron një kthesë të dyfishtë.
Në prani të sinjalit në figurë duhet të ulim shpejtësinë dhe të lëvizim me kujdes edhe nëse fëmijët janë në trotuar.
Sinjali në figurë është ndalim kalimi edhe për taksitë.
Sinjali në figurë tregon praninë e një postblloku rrugor, të vënë nga organet e policisë.
Sinjali në figurë tregon drejtime të lejuara djathtas dhe majtas.
Sinjali në figurë tregon një korsi të rezervuar për kamionët.
Sinjali në figurë paralajmëron detyrimin që të ndalojmë dhe të japim përparësi.
Sinjali në figurë paraqet detyrimin që t’i japim përparësi mjeteve që vijnë nga e djathta.
Sinjalistika në figurë tregon një korsi shpejtimi, që lejon hyrjen e mjeteve në karrexhatën menjë sens lëvizje dhe me dy korsi.
Sipas sinjalistikës në figurë, korsitë A, B dhe C i lejojnë të gjitha mjetet të kthejnë nga e majtaose nga e djathta, ose të vazhdojnë drejt.
Semafori në figurë, me fenerin e verdhë të ndezur, detyron lirimin e karrexhatës ngakëmbësorët.
Pozicioni i punonjësit të policisë rrugore si në figurë është veprim i barasvlershëm me dritënjeshile të semaforit për mjetet që janë në drejtim të krahëve të tij.
Drejtuesi i mjetit duhet të rregullojë shpejtësinë, duke pasur parasysh vetëm sigurinë engarkesës që po transporton.
Shpejtësia e lëvizjes së mjetit duhet të ngadalësohet në afërsi të kryqëzimeve.
Në rast moti të keq, përpara nisjes duhet të rritet presioni i gomave të rrotave të përparme.
Kur lëvizim me mjet në rrugë me akull, është e nevojshme të kalohen me kujdes, sidomoszonat e rrugës ku nuk bie dielli.
Në figurë tregohet një kryqëzim i rregulluar me rrethrrotullim.
Kur një kryqëzim është i paralajmëruar nga sinjali “KRYQËZIM ME TË DREJTË PËRPARËSIE”,është e detyrueshme të japësh përparësi nga e majta dhe nga e djathta.
Në kryqëzimin e paraqitur në figurë duhet zbatuar rregulli i dhënies së përparësisë nga edjathta.
Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, nëse mjeti A është në shërbim urgjence kalon i parikryqëzimin.
Ndalohet parakalimi i automjeteve të policisë.
Shkak për rrezik gjatë manovrës së parakalimit është prania e kufizuesve anësore të rrugës.
Në autostrada lejohet gjithmonë të lëvizet në rreshta paralele.
Mjeti në avari (me defekt) që tërhiqet duhet të mbajë të ndezur fenerët verbues (dritat egjata).
Kontrolli teknik kryhet çdo gjashtë muaj për të gjitha mjetet rrugore.
Përjashtohen nga detyrimi për të vënë rripat e sigurimit personat me gjatësi trupore më tëmadhe se 190 cm, të vërtetuar me dokument njohje.
Kur karrexhata zihet si rezultat i një aksidenti rrugor, që ka vetëm dëme materiale, duhet tëvendoset trekëndëshi i lëvizshëm i rrezikut, sipas përcaktimeve të Kodit Rrugor.
Në rast aksidenti, sinjalizimi i rrezikut për mjetet që vijnë bëhet edhe me sinjale me duar nësemjetet nuk e kanë trekëndëshin e rrezikut.
Nëse i dëmtuari në një aksident rrugor është pa ndjenja dhe nuk merr frymë, duhet t’i lirohetgoja edhe hunda nga pengesa të mundshme.
Përdorimi i alkoolit nga drejtuesi i mjetit rrit aftësinë e përqendrimit dhe e lehtëson drejtimine mjetit.
Autostrada është e dallueshme me sinjale të veçanta të fillimit dhe të mbarimit.
Sinjali në figurë tregon një impiant për larjen e autokampeve.
Sinjali në figurë tregon qendrën e një zone të banuar.
Paneli plotësues në figurë tregon orët e vlefshmërisë, në ditët e festave, të sinjalit që aishoqëron.
Kur dalim nga parkimi i autorizuar duhet t’u japim përparësi mjeteve që janë në qarkullim.
Simboli i paraqitur në figurë tregon se ndalohet duhani.
Lejedrejtimi tërhiqet gjatë qarkullimit, kur drejtuesi po qarkullon me mjet me shpejtësi 10-20km/orë mbi kufirin maksimal të shpejtësisë se lejuar.
Përgjegjësia penale e lidhur me aksidentin rrugor lind gjithmonë, kur automjeti shkatërrohetplotësisht.
Përdorimi pa kriter i borive të mjeteve me motor është shkak për ndotjen akustike tëambientit.
Diferenca e presionit të ajrit në gomat e të njëjtit aks mund të shkaktojë një frenim jo të mirëtë mjetit.