Sinjali në figurë paralajmëron kthesa të rrezikshme dhe të njëpasnjëshme, prej të cilave kthesa e parë është majtas.
Sinjali në figurë paralajmëron dëmtim të shtresës së asfaltit të karrexhatës.
Sinjali në figurë është i vlefshëm edhe për motomjetet.
Sinjali në figurë, i vendosur në rrugë urbane, ndalon pushimin nga ora 8:00 deri në orën 20:00.
Sinjali në figurë tregon që duhet të japim përparësi nga e majta.
Sinjali në figurë tregon një detyrim për rrethqarkullim vetëm për automjetet.
Sinjali në figurë tregon distancën nga kryqëzimi ku duhet detyrimisht të ndalojmë.
Sinjali në figurë tregon se kemi përparësi ndaj mjeteve që vijnë nga e djathta.
Sinjalistika në figurë është e ndërtuar jashtë sipërfaqes së rrugës.
Sinjalistika në figurë tregon një karrexhatë me tre korsi, me dy sense lëvizje për qarkullim.
Kur semafori në figurë ka të ndezur dritën e verdhë, që pulson, lejohet hyrja në kryqëzim, porduke treguar kujdes dhe duke ulur shpejtësinë.
Fenerët e tipit C, të paraqitur në figurë, kur pulsojnë tregojnë se mjeti që kthehet djathtasduhet tu japë përparësi biçikletave.
Në autostrada kufiri maksimal i lejuar i shpejtësisë është 120 km/orë për motorët me kosh.
Përpara një kalimi në nivel, drejtuesi i mjetit duhet të ndalojë mjetin kur ndodhet midisbarrierave ose gjysmëbarrierave para se ato fillojnë të ulen.
Kur qarkullojmë në kohë me shi duhet të përdorim vetëm sinjalet treguese të drejtimit.
Kur lëvizet në rrugë të mbuluara me dëborë, duhet që në nisje të rritet shpejtësia nëmaksimum.
Mjeti i pozicionuar si në figurë mund të ndryshojë sensin e lëvizjes.
Kur duam të ndryshojmë drejtimin e lëvizjes së mjetit duhet sinjalizuar para se të fillojmëmanovrën.
Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, radha e kalimit të mjeteve është: H, C, L.
Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjeti N kalon i pari.
Lejohet parakalimi në afërsi të një kryqëzimi, kur ai është i rregulluar me semaforë.
Manovra e parakalimit duhet të fillojë nga një distancë jo më e vogël se largësia e sigurisë.
Ndalohet qarkullimi i motorëve me cilindratë më të vogël se 150 cm³ në autostrada.
Mjeti që tërheq një mjet në avari (me defekt) duhet të mbajë ndezur sinjalizimin e ndritshëmtë rrezikut.
Ciklomotorët, motomjetet dhe automjetet duhet të jenë të pajisur me sistemin e shikimitprapa.
Kaska mbrojtëse mund të prodhohet edhe vetë, pa qenë nevoja të jetë e fabrikës dhe etestuar.
Në rast aksidenti rrugor vetëm me dëme materiale, drejtuesi i mjetit, i përfshirë në aksident,nuk ka detyrim të ndalojë.
Në rast aksidenti, u duhet sinjalizuar rreziku mjeteve që vijnë për të mbrojtur një të plagosur,që nuk mund të lëvizet nga rruga.
Shenjë që tregon fillimin e gjendjes së shokut është lëkura e ftohtë me ngjyrë shumë tëzbehtë.
Drejtuesi i mjetit, i cili shfaq shenja lodhje, duhet të fikë dritat e kroskotit.
Pas sinjalit në figurë lejohet të qarkullojnë biçikleta dhe këmbësorë.
Sinjali në figurë tregon se për të shkuar në qendrën turistike të Vorës duhet të kthehemimajtas.
Sinjali në figurë tregon bllokim të rrugës për shkak të punimeve në vazhdim.
Paneli plotësues në figurë tregon orarin e vlefshmërisë së sinjalit shoqërues në ditët festive.
Paneli plotësues B në figurë tregon një pjesë rruge me tre kthesa të njëpasnjëshme.
Simboli në figurë tregon vendin e komandimit të dritave të gjata.
Aparatet radiotelefonike lejohen të përdoren gjatë drejtimit të mjetit nga forcat e policisë,gjate kryerjes së shërbimit.
Sigurimi i detyruar i mjeteve rrugore detyron kompaninë siguruese të dëmshpërblejëdrejtuesin e mjetit fajtor.
Zhurmat e forta, të lëshuara nga automjeti, mund të shkaktohen nga këputja ose çarja emarmitës së tij.
Dridhja e timonit shkaktohet kur gomat e pasme janë të fryra më tepër se gomat epërparme..