Në prani të sinjalit në figurë duhet të tregoni kujdes për t’i dhënë përparësi këmbësorëve, që kalojnë mbi vijat e bardha.
Sinjali në figurë ndalon qarkullimin e mjeteve në oraret që dalin fëmijët nga shkolla.
Sinjali në figurë të detyron të mbahet një distancë sigurie me mjetin përpara, të paktën 80metra.
Sinjali në figurë ndalon qarkullimin e mjeteve që transportojnë lëndë, të cilat mund të ndotin ujin.
Sinjali në figurë të detyron të lëvizësh vetëm djathtas.
Sinjali në figurë detyron drejtuesit e mjeteve të kalojnë djathtas një pengesë.
Sinjali në figurë të detyron të ndalosh dhe të japësh përparësi vetëm nga e djathta.
Në prani të sinjalit në figurë duhet të sigurohemi se mjetet, që vijnë nga sensi i kundërt, na kenë dhënë përparësi.
Sinjalistika në figurë ndalon ndryshimin e sensit të lëvizjes.
Sinjalistika në figurë tregon një karrexhatë me katër korsi me dy sense lëvizje.
Semafori në figurë, me fenerin e verdhë të ndezur, detyron lirimin e karrexhatës ngakëmbësorët.
Pozicioni i punonjësit të policisë rrugore si në figurë e lejon kthimin majtas të mjeteve qëndodhen në të majtë të tij.
Drejtuesi i mjetit duhet të rregullojë shpejtësinë duke pasur parasysh edhe ngarkesën emjetit.
Shpejtësia e lëvizjes së mjetit duhet ngadalësuar në afërsi të shkollave.
Kur qarkullojmë në kohë me shi duhet të përshkohen kthesat me shpejtësi më të ulët se nëkushte normale.
Kur lëvizim me mjet në rrugë me akull, është e nevojshme të kalohen me kujdes, sidomoszonat e rrugës ku nuk bie dielli.
Sipas sinjalistikës në figurë mjeti A, për t'u kthyer majtas, duhet të ndezë sinjalin e majtëvetëm pasi fillon të kthehet.
Kur kemi ndërmend të ndryshojmë korsi, duhet të sigurohemi që vija e ndarjes së korsive tëjetë e ndërprerë.
Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjeti A duhet të presë të kalojë mjeti R.
Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, radha e kalimit të mjeteve është: M, C.
Lejohet parakalimi i një tramvaji në lëvizje nga e djathta, kur ka hapësirë të mjaftueshme ngae djathta e karrexhatës.
Para se të fillojmë manovrën e parakalimit duhet të ndezim sinjalin e krahut të majtë për tëtreguar fillimin e kësaj manovre.
Kur këmbimi i mjeteve është i pamundur, drejtuesi i mjetit që në sensin e tij ka pengesënduhet t'i bjeri borisë pa ndërprerje që të ndalojnë mjetet që vijnë përballë.
Trekëndëshi i lëvizshëm i rrezikut i vendosur në një rrugë interurbane mund të sinjalizojë njëmjet të ndalur në karrexhatë për shkak të një defekti.
Kontrolli teknik ka të njëjtin afat kohor vlefshmërie për të gjitha mjetet rrugore, pavarësishtllojit dhe destinacionit.
Jastëku i ajrit (airbag) i vendosur në mjete na përjashton nga detyrimi për të vendosur rripin esigurimit.
Kur karrexhata zihet si rezultat i një aksidenti rrugor, që ka vetëm dëme materiale, duhet tëvendoset trekëndëshi i lëvizshëm i rrezikut, sipas përcaktimeve të Kodit Rrugor.
Në rast aksidenti, u duhet sinjalizuar rreziku mjeteve që vijnë për të mbrojtur një të plagosur,që nuk mund të lëvizet nga rruga.
Qëllimi i ndihmës së parë është të marrësh masa të thjeshta dhe të shpejta për mbijetesën etë dëmtuarit deri në dhënien e ndihmës mjekësore.
Drejtuesi i mjetit, i cili shfaq shenja lodhje, duhet të pushojë në vendpushimin më të afërt.
Rruga është zona publike e përcaktuar për qarkullimin e njerëzve, mjeteve e kafshëve.
Sinjali në figurë tregon stacion treni, ku lejohet hyrja e mjeteve që transportohen me tren.
Sinjali në figurë është kufizues që tregon kthesë të fortë majtas.
Panelet plotësuese në figurë, të vendosur poshtë sinjalit “NDALIM PUSHIMI”, tregojnë sevazhdon ndalim pushimi.
Ndalohet pushimi i mjeteve në zonën ku është vendosur sinjali “PARKIM”.
Simboli në figurë bëhet i dukshëm në kroskot kur ka defekt në frena.
Lejedrejtimi, e vlefshme për kategorinë përkatëse të mjetit, është dokument i domosdoshëmpër qarkullim me mjet.
Përgjegjësia penale e lidhur me aksidentin rrugor lind gjithmonë, kur automjeti shkatërrohetplotësisht.
Për të kufizuar zhurmën që lëshojnë mjetet me motor, është e nevojshme të përdorëshborinë vetëm në rrugë malore.
Drejtuesi i mjetit duhet të shmangë çdo lloj manovre frenimi në pjesët e dëmtuara dhe jouniforme të rrugës.