Në prani të sinjalit në figurë duhet të tregojmë kujdes për të shmangur përplasjen me trenin.
Në prani të sinjalit në figurë duhet të ulni shpejtësinë, sepse mund të zvogëlohet sipërfaqja e kontaktit të gomave me rrugën.
Sinjali në figurë tregon fillimin e një zone ku është e ndaluar të përdorësh sinjalizimin zanor të mjetit (borinë).
Sinjali në figurë lejon pushimin e disa kategorive të mjeteve.
Sinjali në figurë tregon drejtimet e lejuara të lëvizjes.
Sinjali në figurë tregon se jemi të detyruar të kalojmë nga e majta e një ishulli trafiku.
Sinjali në figurë lejon të vazhdosh lëvizjen, pa e ulur shpejtësinë.
Në prani të sinjalit në figurë duhet të sigurohemi se mjetet, që vijnë nga rrugët anësore, na kanë dhënë përparësi.
Vija gjatësore e mesit të karrexhatës, kur është e ndërprerë, lejon parakalimin edhe duke kaluar përkohësisht në korsinë e sensit të kundërt.
Sipas sinjalistikës në figurë, për të vazhduar lëvizjen drejt duhet të pozicionohemi në korsinëe mesit ose në atë të djathtë.
Sinjali semaforik, si në figurë, është semafor për këmbësorë.
Fenerët semaforik, të paraqitur në figurë, ndalojnë të përshkohet korsia që ndodhet poshtëdritës së kuqe të ndezur në formë “X”.
Kufiri maksimal i lejuar i shpejtësisë së autoveturës në rrugët interurbane kryesore është 90km/orë.
Shpejtësia e lëvizjes së mjetit duhet të përshtatet me kushtet dhe ngarkesën e trafikut.
Kur lëvizet në rast mjegulle, duhet të përdorim fenerët antimjegull (mjegullçarës) ose fenerëtjoverbues.
Kur lëvizet në rrugë të mbuluara me dëborë, duhet të ngadalësohet shpejtësia.
Sipas sinjalistikës në figurë, mjeti B për tu kthyer majtas duhet të ndezë sinjalin e majtë nëmomentin që fillon të kthehet majtas.
Në afërsi apo në vazhdimësi të kryqëzimeve ndalohet të ndezësh sinjalizimin e drejtimit.
Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, tramvaji T duhet të presë kalimin e mjetit A.
Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjetet kalojnë kryqëzimin sipas radhës: R, C, A.
Ndalohet parakalimi në afërsi ose në vazhdimësi të “KALIMEVE NË NIVEL” pa barriera ( tëpapajisura me semafor ).
Para se të fillojë parakalimin, drejtuesi i mjetit duhet të ndezë në kohë sinjalin përkatës, përt’i treguar drejtuesit të mjetit që ka mbrapa se ka ndërmend të kryejë parakalim.
Në autostrada lejohet qëndrimi i mjeteve për të marrë pasagjerë.
Trekëndëshi i lëvizshëm i rrezikut vendoset në krahun e majtë të karrexhatës.
Kontrolli teknik ka të njëjtin afat kohor vlefshmërie për të gjitha mjetet rrugore, pavarësishtllojit dhe destinacionit.
Jastëku i ajrit (airbag) mund të jetë i rrezikshëm, nëse nuk vihet rripi i sigurimit.
Në rast aksidenti rrugor, drejtuesi i mjetit duhet të veprojë duke ruajtur gjendjen e vendit tëaksidentit si dhe gjurmët e tij, por gjithmonë duke garantuar sigurinë e qarkullimit.
Dhënia e ndihmës për një të aksidentuar në rrugë është detyrim ligjor dhe moral.
Qëllimi i ndihmës së parë është të ndihmojmë të dëmtuarin, sa më mirë të jetë e mundur, nëpritje të ndihmës mjekësore.
Nëse i dëmtuari nga aksidenti rrugor ka një ose më shumë fraktura në gjymtyrë, gjymtyra ethyer duhet të bëhet e palëvizshme me mjete të rastit deri në mbërritjen e ndihmës parë.
Korsitë e biçikletave janë pjesë e rrugës.
Sinjali në figurë fton drejtuesit e mjeteve të shmangin zhurmat në afërsi të një qendre tëndihmës mjekësore.
Sinjali në figurë sinjalizon se shumë afër ndodhet një pallat sporti për lojëra olimpike.
Paneli plotësues në figurë tregon rrugë malore me rrezikshmëri të lartë.
Paneli plotësues në figurë tregon që në ditët dhe në orët e caktuara është i ndaluar pushimipër makinat pastruese.
Përdorimi i sistemeve të sinjalizimit pamor është i detyrueshëm gjatë gjithë kohës së lëvizjes,pavarësisht llojit të rrugës.
Lejedrejtimi e kategorisë A1, A2, A, B1, B dhe BE është e vlefshme për 10 vjet, kur u jepetpersonave me moshë deri në 50 vjeç.
Personi përgjegjës në një aksident rrugor nuk i nënshtrohet sanksioneve të Kodit Rrugor.
Për të ulur konsumin e karburantit është mirë të evitohen rrugët e sheshta dhe fushore.
Gjendja teknike e sistemit të drejtimit ndikon në qëndrueshmërinë e mjetit në lëvizje.