PROCEDURAT

Kursi i marrjes së patentës është i konceptuar në dy faza të ndara nga njëra-tjetra. Në radhë të parë do të bëhet kursi teorik , i ndarë nga ai praktik. Kursi i dhënies së automjetit, ose siç quhet ndryshe patenta, përbëhet nga 20 seanca. Rezultati i fazes së parë do të kushtëzojë të dytin, i cili është provimi i praktikës për dhënien e automjetit.

Si fillim, personat e interesuar duhet të kalojnë provën e njohurive teorike me rezultat pozitiv për të filluar përgatitjen në ushtrimin e drejtimit të mjetit në rrugë. Për këtë procedurë është bërë edhe ndarja e përgatitjes dhe provës së teorisë dhe përgatitja dhe prova e praktikës. Përgatitjen e kursit teorik mund ta bëni edhe me anë të këtij aplikacioni në seksionin LITERATURA.

Dokumentacioni për të filluar kursin e teorisë:

  • Plotësimi i kërkesës për të marrë pjesë në provë, sipas modelit të hartuar nga DRSHTRR-ja
  • Katër fotografi me ngjyra, me përmasa 4×5
  • Dokumenti i identifikimit (çertifikatë lindjeje, me fotografi ose kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj, pasaportë)
  • Vërtetimi i banimit
  • Çertifikatë mjekësore, jo më përpara se tri muaj nga data e paraqitjes së kërkesës për të marrë pjesë në prova
  • Dokumenti i përcaktimit të grupit të gjakut dhe rezusi
  • Lejedrejtimi i automjetit të kategorisë së mëparshme (në qoftë se ka) \n\n8 - Mandatpagesa, për çdo dalje në provë të kontrollit të njohurive teorike, sipas tarifave në fuqi

Dokumentacioni për të filluar praktikën:

  • Kërkesa për të marrë pjesë në provë, sipas modelit të hartuar nga DRSHTRR-ja
  • Autorizimi i ushtrimit të drejtimit të mjetit, përcaktuar sipas udhëzimit të ministrit, që mbulon veprimtarinë përkatëse, të lëshuar nga DRSHTRR-ja dhe të plotësuar nga autoshkolla
  • Mandatpagesa për çdo dalje, në provën e verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes
  • Mandatpagesa për lejedrejtimi, e cila caktohet në bazë të tarifave në fuqi, plus taksën e pajisjes me lejedrejtimi, në varësi të kategorisë së lejedrejtimit