Sinjalet vertikale ndahen në këto kategori:
A) Sinjalet e rrezikut paralajmërojnë praninë e rreziqeve, tregojnë natyrën e tyre dhe i detyrojnë drejtuesit e mjeteve të mbajnë një qëndrim të kujdesshëm.
B) Sinjalet urdhëruese bëjnë të ditur detyrimet, ndalimet dhe kufizimet, të cilave duhet t’u nënshtrohen përdoruesit e rrugëve. Ato ndahen në:
a) sinjale të përparësisë;
b) sinjale të ndalimit;
c) sinjale të detyrimit.
ç) Sinjalet treguese u japin përdoruesve të rrugës informacionin e nevojshëm a të dobishëm për t’i udhëhequr dhe për gjetjen e zonave të caktuara, itinerareve, shërbimeve dhe impianteve.
Ato ndahen në:
a) sinjale paralajmëruese;
b) sinjale të drejtimit;
c) sinjale pohuese;
d) sinjale të identifikimit të rrugëve;
e) sinjale të itinerarit;
f) sinjale të qendrave të banuara;
g) sinjale të emrave të rrugëve;
h) sinjale turistike të territorit;
i) sinjale të tjera që japin informacion të dobishëm për drejtimin e mjeteve;
j) sinjale të tjera që tregojnë impiante dhe shërbime.
2. Aktet në zbatim caktojnë format, përmasat, ngjyrat dhe simbolet e sinjaleve rrugore vertikale dhe mënyrat e vënies e të shfrytëzimit të tyre.
Shenjat e rrezikut kanë formë trëkëndshi barabrinjësh, (përjashtim bëjnë: Kryqi i Andreut, afrimi kalimit të rrugës mbi binarë hekurudhorë me mbrojtës ose gjysmëmbrojtës, respektivisht pa mbrojtës ose gjysmëmbrojtës). Ngjyra elementare e këtyre shenjave është ngjyra e verdhë, ndërsa skajet e trekëndshit, janë me ngjyrë të kuqe. Simbolet janë të ngjyrës së zezë (prej tyre, dallon shenja - afërsia e sinjaleve ndriçuese). Skaji i kuq i shenjës, është me gjërësi të caktuar, e simboli duhet të jetë proporcional me madhësinë e shënjës, dhe i vizatuar asisoj sa që njihet lehtë. Tërheqin vëmendjen për rrezikun, që kërcënon në vendin e caktuar, respektivisht në pjesën e rrugës dhe i lajmërojnë pjesëmarrësit në komunikacion për karakterin e atij rreziku. Ato vendosen sipas rregullës, prej 150 deri 250 m para vendit të rrezikshëm, në rrugë jashtë vendbanimit, ndërsa në vendbanim, mund të vendosen edhe në largësi më të vogël se 150 m. Nëse kërkojnë arsyet e sigurisë, shenja e rrezikut mund të vihet edhe në largësi më të madhe se 250 m. Nëse shenja e rrezikut është vënë në largësi më të madhe se 250 m, ose më të vogël se 150 m, me shenjën duhet të vehet shenja plotësuese, në të cilën është shënuar distanca nga vendi i rrezikshëm, shkaku i të cilit, është vënë shenja.
Shenjat e përparësisë të komunikacionit janë: - shenjat ndriçuese për rregullimin e komunikacionit të dedikuar vetëm për këmbësorë; - shenjat ndriçuese për tramvajë; - shenjat ndriçuese për shënimin e kalimeve në rrugë nëpër binarë hekurudhorë; - shenjat ndriçuese për shënimin e punimeve në rrugë, pengesave të tjera dhe dëmtimeve të rrugës automobilistike, që paraqesin rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion. Drita e përdorur si shenjë ndriçuese e komunikacionit, mund të jetë e pandërprerë ose vezulluese. Shenjat ndriçuese janë: kahje-treguesit me xhama reflektues, ose me materie reflektuese, elementet metalike të pajisura me materie reflektuese, shtyllat ndriçuese etj. Për rregullimin e komunikacionit, shenjat ndriçuese jepen me drita të ngjyrës së kuqe, të verdhë dhe të gjelbër. Dritat janë vendosur në boshtin vertikal, njëra nën tjetrën: e kuqja lart, e verdha në mjedis, e gjelbra poshtë. Drita e gjelbër, mund të ketë formë rrethi dhe formë të shigjetës të vënë në rreth. Nëse drita e gjelbër ka formë të shigjetës, mjeti mund të lëvizë vetëm në drejtimin, që e tregon kjo shigjetë.
Shenjat e lajmërimit kanë formë katrori, të këndit të drejtë, ose të rrethit. Ngjyra elementare është e verdhë, kurse simbolet dhe mbishkrimet janë të ngjyrës së zezë, respektivisht ngjyra elementare është e kaltër me simbole dhe mbishkrime të ngjyrës së bardhë dhe të zezë (prej tyre dallon një numër shenjash). Në shenjat e lajmërimit, ngjyra e zezë, është përdorur në raste të veçanta, dhe nuk mund të dominojë. Madhësia e shenjave të rrezikut,të urdhërave të prera dhe të lajmërimit varet prej kategorisë së rrugës në të cilat duhet të vendosen. U ofrojnë pjesëmarrësve në komunikacion informatat e nevojshme për rrugën nëpër të cilën lëvizin, emërtimet e vendeve, nëpër të cilat kapërcen rruga dhe largësinë nga ato vende, për ndërprerjen e vlerëshmërisë së shenjave të. urdhërave të prera, si dhe informatat e tjera, që janë të dobishme. Vendosen asisoj që të emërtojnë objektin, terrenet, ose pjesët e rrugës, të cilave u referohen. Nëse objekti, ose terreni, me të cilin ka të bëjë shenja e lajmërimit, nuk gjendet në rrugën, në të cilën është vënë shenja,lajmërimi i nevojshëm, ndodhet ose në tabelën plotësuese, ose në vetë shenjën. Me shenjat e lajmërimeve, ofrohen, po ashtu informacione paraprake, informata për radhitjen, kthimet dhe informata për kahjen e lëvizjes.
Ngjyra elementare e shenjave të obligimit është e kaltër. Simbolet janë të ngjyrës së bardhë. I bëjnë me dije pjesëmarrësit në komunikacion për ndalesat, kufizimet dhe obligimet, të cilave duhet t'u përmbahen. Ato vlejnë prej vendit ku janë të vendosura. Në qoftë se është e nevojshme që pjesëmarrësit në komunikacion të lajmërohen më parë për urdhërin e prerë, qoftë për hir të pamjes së dobët të rrugës, qoftë për arsye të tjera të sigurisë, shenja vendoset para vendit, prej nga vlen urdhëri, në një largësi të caktuar e në tabelen plotësuese, është theksuar largësia e vendit, prej nga vlen urdhëri.
Shenjat ndalimit janë një grup shenjash të cilat kanë formë rrethi dhe të cilat gjithnjë urdhërojnë ndonjë ndalesë ose japin ndonjë përparësi në komunikacion.
Tabela plotësuese është pjesë përbërëse e shenjës se komunikacionit e cila më saktë përcakton kuptimin e shenjës së komunikacionit, shenjave ndriçuese, shenjat në rrugë, trotuaret e të ngjashme. Në tabelen plotësuese pra, shënohet largesia nga vendi i rrezikshëm për të cilin është vendosur shenja, ose vendin prej të cilit vlen urdhëri i prerë, apo është dhënë lajm plosues në shenjën e lajmërimit. Përveç kësaj në tabelen plotësuese mund të lajmërohet largësia e pjesës së rrugës në të cilën kanoset rreziku ose vlen urdhëri i prerë, apo plotësim tjetër me të cilin më saktë përcaktohet kuptimi i shenjes së komunikacionit. Ngjyra e tabeles plotësuese është e njëjtë si ngjyra bazë e shenjës nën të cilën është vendosur, e mbishkrimet dhe simbolet janë të ngjyrës së njëjtë me mbishkrimet dhe simbolet në shenjë.
Shenjat ndriçuese të komunikacionit janë: - shenjat ndriçuese për rregullimin e komunikacionit të dedikuar vetëm për këmbësorë; - shenjat ndriçuese për tramvajë; - shenjat ndriçuese për shënimin e kalimeve në rrugë nëpër binarë hekurudhorë; - shenjat ndriçuese për shënimin e punimeve në rrugë, pengesave të tjera dhe dëmtimeve të rrugës automobilistike, që paraqesin rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion. Drita e përdorur si shenjë ndriçuese e komunikacionit, mund të jetë e pandërprerë ose vezulluese. Shenjat ndriçuese janë: kahje-treguesit me xhama reflektues, ose me materie reflektuese, elementet metalike të pajisura me materie reflektuese, shtyllat ndriçuese etj. Për rregullimin e komunikacionit, shenjat ndriçuese jepen me drita të ngjyrës së kuqe, të verdhë dhe të gjelbër. Dritat janë vendosur në boshtin vertikal, njëra nën tjetrën: e kuqja lart, e verdha në mjedis, e gjelbra poshtë. Drita e gjelbër, mund të ketë formë rrethi dhe formë të shigjetës të vënë në rreth. Nëse drita e gjelbër ka formë të shigjetës, mjeti mund të lëvizë vetëm në drejtimin, që e tregon kjo shigjetë.
Shenja .........