SINJALIZIME HORIZONTALE

Sinjalet horizontale të shënuara në rrugë shërbejnë për rregullimin e qarkullimit, për të drejtuar përdoruesit, si dhe për të dhënë udhëzime dhe tregues të dobishëm për sjellje të veçanta që duhen mbajtur.

2. Sinjalet horizontale ndahen në:
- vija gjatësore;
- vija tërthore;
- vendkalime këmbësorësh ose biçikletash; - shigjeta drejtuese;
- shkrime dhe simbole;
- vija kufizuese për vendet e qëndrimit ose për vendqëndrimet e rezervuara;
- ishuj trafiku ose sinjalizimi paraprak për pengesa brenda karrexhatës;
- vija kufizuese të stacioneve të qëndrimit të mjeteve të transportit publik të linjës;
- sinjale të tjera të parashikuara nga aktet në zbatim.
3. Vijat gjatësore mund të jenë të vazhdueshme ose të ndërprera. Vijat e vazhdueshme, me përjashtim të atyre që kufizojnë korsinë e emergjencës, tregojnë kufirin e pakapërcyeshëm të një korsie lëvizjeje ose të karrexhatës, kurse vijat e ndërprera kufizojnë korsitë e lëvizjes ose karrexhatën.

4. Një vijë gjatësore e vazhdueshme mund të vendoset ngjitur me një të ndërprerë; në këtë rast ato u tregojnë drejtuesve të mjeteve që lëvizin në të djathtë të vijës së ndërprerë, se mund t’i kalojnë këto vija.
5. Një vijë tërthore e vazhduar tregon kufirin, para të cilit drejtuesi i mjetit është i detyruar të ndalojë mjetin për të respektuar sinjalin e semaforit, sinjalin “ndalo dhe jep përparësi”, sinjalin “kalim në nivel” ose sinjalin e personelit që kryen shërbimin e policisë rrugore.

6. Një vijë tërthore e ndërprerë tregon kufirin, para të cilit drejtuesi i mjetit është i detyruar të ndalojë mjetin për të respektuar sinjalin “jep përparësi”.

7. Në aktet në zbatim janë përcaktuar normat për format, përmasat, ngjyrat, simbolet dhe karakteristikat e sinjaleve rrugore horizontale, si dhe për mënyrën e përdorimit të tyre.

Image

Vija e bardhë e vazhduar (e pandërprerë) e mesit e ndan karrexhatën në dy gjysmëkarrexhata, ndalohet që t‟a kapërcesh gjatë lëvizjes me mjet, në rrugët me nga një korsi për çdo sens lëvizje, ndan sensin e lëvizjes, mund të ndeshet edhe në kurrizë rruge, mund të ndeshet edhe në afërsi të vendkalimeve të këmbësorëve dhe biçikletave, e lejon manovrën e parakalimit, por pa e kapërcyer atë.

Image

Vija e bardhë gjatësore e ndërprerë e ndan karrexhatën në dy korsi lëvizje, mund të kapërcehet, në karrexhatën me dy sense lëvizje ndan senset e lëvizjes, në karrexhatën me një sens lëvizje, kufizon korsitë, në karrexhatat me dy sense lëvizje në rastin e parakalimit, lejon përkohësisht kapërcimin e vijës dhe hyrjen në korsinë e sensit të kundërt të lëvizjes, korsia e majtë, si rregull, është e rezervuar për parakalimet, është i lejuar parakalimi në kthesë në afërsi dhe në vazhdimësi të kurrizeve të rrugës, mund të parakalojme duke e kapercyer vijën e ndërprerë, mund të parakalohet edhe ne kthesë.

Image

Vijat gjatësore të kufirit të karrexhatës janë të vazhduara (të pandërprera) kur ndajnë karrexhatën nga korsia e emegjences, janë të vazhduara (të pandërprera) kur ndajnë karrexhatën nga bankina, janë të vazhduara (të pandërprera) kur ndeshen në ato pjesë rruge ku është në fuqi “NDALIMI I PUSHIMIT” dhe mund të jenë të ndërprera kur ka hyrje të lejuar anësore me rrugën.

Image

Vija e dyfishtë gjatësore e vazhduar (e pandërprerë) paraqet ndarjen e sensit të lëvizjes në rrugët me dy sense për qarkullimin e mjeteve, është e ndaluar të kapërcehet, lejon parakalimin, por pa e shkelur vijën nëse këtë manovër e lejojnë, rregullat dhe sinjalet e qarkullimit, ndalon kryerjen e manovrës së ndryshimit të sensit të lëvizjes.

Image

Vijat e bardha anësore të ndërprera të karrexhatës gjënden në zonat qën dajnë karrexhatën nga një zonë pushimi për mjetet, ndajnë karrexhatën nga një “xhep” pushimi, ndajnë karrexhatën nga një hyrje garazhi për mjetet, përcaktojnë kufijtë e rrugës kryesore me ndërprerjet e rrugëve dytësore dhe kufizojnë korsitë e shpejtimit dhe të ngadalësimit.

Image

Vija e dyfishtë e kombinuar e lejon parakalimin vetëm për mjetet që kanë në krahun e majtë vijën e ndërprerë ndërsa e ndalon parakalimin vetëm për mjetet që kanë në krahun e majtë vijën e pandërprerë.

Image

Korsi e rezervuar për autobus dhe për biçikleta, është pjesa e sipërfaqes së rrugës e cila në mënyrë të tërthortë kalon përtej rrugës dhe është e destinuar vetëm për lëvizjen e autobusëve dhe biçikletave.

Image

Vija e pandërprerë e ndalimit tregon se jemi para një kryqëzimi, ku është i detyruar ndalimi i mjetit para vijës së ndalimit, tregon që jemi në një rrugë ku duhet ndalojmë dhe të japim përparësi, tregon se mjetet që kanë ndaluar për të dhënë përparësi nuk duhet të shkelin vijën tërthore.

Image

Vija e ndërprerë e ndalimit tregon se jemi para një kryqëzimi ku nuk detyrohet ndalimi i mjetit në çdo rast, tregon që jemi në një rrugë pa të drejtë përparësie, lejon të kalojmë kryqëzimin pa ndaluar mjetin, por duke respektuar rregullat e përparësisë.

Image

Shkrimi “STOP” mbi rrugë plotëson vijën tërthore të ndalimit, bashkëshoqëron sinjalin vertikal “NDAL DHE JEP PËRPARËSI”, mund të shoqërohet me sinjalin vertikal që të detyron të ndalosh para se të futesh në zonën e kryqëzimit.

Image

Vendkalimi i shënuar për këmbësorë gjëndet dhe në rrugë interurbane, tregon zonën për kalimin e këmbësorëve nga njëra anë e karrexhatës në anën tjetër, tregon një vëndkalim, në të cilin këmbësorët që kanë zënë karrexhatën, kanë përparësi, detyron drejtuesit e mjeteve të ulin shpejtësinë dhe t‟i japin përparësi këmbësorëve që jane duke kaluar mbi vijat e bardha, mund të shoqërohet edhe me sinjal vertikal përkatës.

Image

Dy vija paralele të bardha të ndërprera të vendosura në karrexhatë tregojnë vendkalim për biçikleta, vendkalim në të cilin çiklistët që janë duke kaluar midis vijave, kanë përparësi, kufizon një vendkalim biçikletash dhe një zonë të kufizuar në të cilën çiklistët kanë përparësi ndaj automjeteve në mungesë të semaforit ose policit.

Image

Sinjalistika horizontale është vizatuar mbi korsitë e afrimit të “KALIMEVE NË NIVEL”, shërben për të tërhequr vëmendjen e drejtuesve të mjeteve për afërsinë e vendndodhjes së një “KALIMI NË NIVEL”, paralajmeron drejtuesit e mjeteve të tregojnë shumë kujdes për të shmangur aksidentet dhe tregon se duke iu afruar “KALIMIT NË NIVEL”, ndalon parakalimin e mjeteve.

Image

Sinjalistika horizontale na tregon një kurriz rruge, të vijëzuar poashtu tregon ndryshim të gjerësisë së sensit të lëvizjes dhe tregon ndryshim të numrit të korsive për sens lëvizje.

Image

Shigjetat e kthimit na detyrojnë të vendosemi në korsinë e treguar nga shigjetat dhe janë të vendosura në përfundim të një pjese të rrugës ku është i lejuar parakalimi.

Image

Zonë për qëndrimin e autobusëve në shërbimin publik kufizon hapësirën për qëndrimin e autobusëve, ka pjesët me vija zigzag, të destinuar për autobusët që të kryejnë manovrën e futjes në vendqëndrim dhe rifutjen në rrjedhën e trafikut.

Image

Tregon ishull trafiku të vizatuar në sipërfaqen e rrugës që shërben për orientimin e rrymave të trafikut, ështe një zonë ku ndalohet qëndrimi i mjetev dhe paraqet një zonë e cila është e ndaluar të shkelet nga mjetet.

Image

Sinjalistika horizontale me shigjeta drejtuese tregon që duhet zënë korsia për t‟u kthyer apo për të vazhduar drejt.