NORMAT E SJELLJES DHE RREGULLA PËR KOMUNIKACION

Qarkullimi i këmbësorëve, mjeteve dhe/ose kafshëve në rrugë rregullohet me normat e Kodit Rrugor dhe aktet që miratohen në zbatim të tij, në përputhje me normat ndërkombëtare e të Komunitetit Europian në këtë fushë. Normat dhe aktet në zbatim të Kodit Rrugor udhëhiqen nga parimi i sigurisë së lëvizjes në rrugë, duke ndjekur objektivat e një lëvizjeje racionale, i mbrojtjes së mjedisit dhe i kursimit të energjisë.

2. Qeveria njofton çdo vit Kuvendin Popullor për rezultatet e arritura dhe masat që duhen marrë për përmirësimin e problemeve sociale, të mjedisit dhe ekonomike në qarkullimin rrugor.

3. Qeveria, nëpërmjet organeve përkatëse, i jep opinionit publik të dhënat më të domosdoshme, duke përdorur sistemet më të përparuara të komunikimit masiv dhe, për sa i përket disa kategorive qytetarësh, mesazhe publicistike të karakterit parandalues e edukativ.

4. Njohja dhe zbatimi i përpiktë i normave përkatëse të Kodir Rrugor dhe i akteve në zbatim të tij janë të detyrueshme për gjithë personat që qarkullojnë në rrugët e territorit të Republikës së Shqipërisë me mjet ose pa mjet dhe/ose për ata persona që kanë të bëjnë me këto rrugë.

Përfshihet në dokumentacionin për qarkullim me mjet: 1 - leja e qarkullimit të mjetit, 2 - leja e drejtimit e vlefshme për kategorinë përkatëse të automjetit, 3 - çertifikata e kontrollit teknik, 4 - çertifikata e sigurimit të detyruar.

Një nga kushtet për tu pajisur me lejedrejtimi është: 1 - plotësimi i kërkesave fizike e psikike, që vërtetohet me çertifikatën mjeksore të tre mujve të fundit, 2 - të ketë mbushur moshën 18 vjeç, për të drejtuar motor, 3 - të ketë mbushur moshën 18 vjeç, për të drejtuar autovetura, 4 - të ketë mbushur moshën 18 vjeç, nëse kërkohet lejedrejtimi të kategorisë, 5 - të ketë mbushur moshën 18 vjeç, për të drejtuar mjete me motor, për të nëse kërkohet lejedrejtimi të kategorisë B.

Me lejedrejtimi të kategorisë: 1 - A, lejohet të drejtosh motomjete me peshë pa ngarkesë deri në 400 kg, 2 - B, lejohet të drejtosh autovetura, 3 - D, lejohet të drejtosh autobusa, 4 - C, lejohet të drejtosh kamiona, 5 - BE, lejohet të drejtosh autovetura, duke tërhequr një rimorkio jo të lehtë, 6 - CE, lejohet të drejtosh kamion që tërheq një rimorkio jo të lehtë, 7 - DE, lejohet të drejtosh autobusa që tërheqin një rimorkio jo të lehtë, 8 - DE, lejohet të drejtosh autobusa artikular.

Me lejedrejtimi të kategorisë A, lejohet të drejtohen; 1 - motorët me kosh, 2 - motokarrot për përdorim të veçantë me peshë bosh deri 400 kg, 3 - motorat, 4 - makina bujqësore me peshë pa ngarkesë deri në 400 kg, 5 - motomjetet me peshë pa ngarkesë deri në 400 kg.

Me lejedrejtimi të kategorisë B, lejohet të drejtohen: 1 - autoveturat për përdorim vetjak, 2 - autoveturat me rimorkio të lehtë kur pesha e përgjithshme, me ngarkesë të plotë, e kompleksit është deri në 3,5 tonë, 3 - motomjetet me tre rrota, 4 - autokampet me peshë me ngarkesë të plotë deri në 3.5 tonë, 5 - makinat bujqësore, 6 - makinat teknologjike me peshë me ngakesë të plotë deri në 3500 kg.

Lejedrejtimi e kategorisë A dhe B lëshohet me afat: 1 - 10 vjet,kur u jepet personave me moshë deri në 50 vjeç, 2 - 5 vjet, kur u jepet personave me moshë mbi 50 vjeç deri në moshën 60 vjeç, 3 - 3 vjet, kur u jepet personave me moshë mbi 60 vjeç, 4 - 3 vjet për ata që kanë plotësuar moshën 65 vjeç.

Lejedrejtimi i kategorive A dhe B rinovohet: 1 - nga organi që e lëshon atë, 2 - kur zotëruesi paraqet çertifikatë mjekësore të tri muajve të fundit që është i aftë nga ana shëndetësore dhe fizike, 3 - çdo tri vjet për cilindo që i ka kaluar të 60-at, 4 - për zotëruesin që plotëson kërkesat fizike e psikike të kërkuara, 5 - çdo 10 vjet, për personat deri në moshën 50 vjeç, 6 - çdo 5 vjet , për personat me moshë mbi 50 deri në 60 vjeç.

Kufiri maksimal i shpejtësisë në rrugët e Shqipërisë është: 1 - 110 km/orë në autostrada, 2 - 90 km/orë në rrugët interurbane kryesore, 3 - 40 km/orë në qendrat e banuara, 4 - 30 km/orë për autokarrot në qendrat e banuara, 5 - 40 km/orë për makinat bujqësore.

Përveç rasteve kur sinjalizohet ndryshe, kufiri maksimal i shpejtësisë është: 1 - 60 km/orë për autokarrot jashtë qendrave të banuara, 2 - 90 km/orë në rrugët interurbane kryesore, 3 - 80 km/orë në rrugët interurbane dytësore, 4 - 80 km/orë në rrugët lokale interurbane, 5 - 30 km/orë për autokarrot në qendrat e banuara, 6 - 50 km/orë për motomjetet,kur janë të ngarkuar me lëndë të rrezikshme, jashtë qendrave të banuara, 7 - 30km/orë për motomjetet, kur janë të ngarkuar me lëndë të rrezikshme, në qendrat e banuara, 8 - 40 km/orë për makinat bujqësore, jashtë qendrave të banuara, kur kanë rrota pneumatike, 9 - 40 km/orë për makinat teknologjike, jashtë qendrave të banuara, kur kanë rrota pneumatike, 10 - 20 km/orë për makinat bujqësore, brenda qendrave të banuara, kur kanë rrota pneumatike, 11 - 20 km/orë për makinat teknologjike,brenda qendrave të banuara, kur kanë rrota pneumatike.

Kufiri maksimal i lejuar i shpejtësie në një rrugë interurbane kryesore është: 1 - 90 km/orë për autoveturat, 2 - 90 km/orë për motorët me dy rrota, 3 - 60 km/orë për autokarrot.

Në autostrada kufiri maksimal i lejuar i shpejtësisë është: 1 - 110 km/orë për autoveturat, 2 - 110 km/orë për motorët mbi 150 cm³, 3 - 80 km/orë për kamionët me rimorkio (autotrenat).

Në një rrugë: 1 - me tri karrexhata, si rregull, duhet të qarkullojmë në karrexhatën e djathtë ose në karrexhatën e mesit, 2 - me tre korsi dhe me dy sense lëvizjeje, korsia e mesit është e përcaktuar për parakalime, 3 - me një korsi për çdo sens lëvizjeje, mund të përdorim korsinë e krahut të majtë për parakalime kur është e mundur dhe na lejon sinjalistika rrugore, 4 - mund të kalojmë majtas ose djathtas një shpëtuese trafiku, brenda gjysmëkarrexhatës, 5 - mund të qarkullojmë mbi linjat e tramvajeve kur janë në nivel me rrugën, por pa penguar qarkullimin e tramvajeve.

Mjetet me motor: 1 - duhet të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës me dy sense dhe një korsi për sens dhe në afërsi të kufirit të djathtë të saj, 2 - në një rrugë me dy karrexhata duhet të qarkullojnë në karrexhatën e krahut të djathtë, 3 - duhet të qarkullojnë në karrexhatën e djathtë ose të mesit kur rruga është e ndarë me tri karrexhata të veçanta, 4 - duhet të qarkullojnë në korsinë e krahut të djathtë kur karrexhata ka një korsi për çdo sens lëvizje, 5 - mund të përdorin korsinë e krahut të majtë për parakalime, kur karrexhata ka një korsi për çdo sens lëvizje, 6 - duhet të qarkullojnë në korsinë e krahut të djathtë, në një karrexhatë me tri korsi dhe me një sens lëvizje, në rrugë interurbane, 7 - mund qarkullojnë në rreshta paralele në afërsi të kryqëzimeve të rregulluar me semafor ose punonjës trafiku.

Është e detyrueshme të japësh përparësi nga e majta dhe nga e djathta: 1 - kur futemi në rrjedhen e trafikut, 2 - kur kryejmë manovrën e kthimit të sensit të lëvizjes, 3 - kur kryejmë manovrën e lëvizjes prapa, 4 - kur duam të futemi nga një rrugicë private në rrugën kryesore, 5 - kur dalim nga garazhi apo vendpushimi i mjetit dhe duam të hyjmë në rrjedhën e trafikut, 6 - në prani të sinjalit “STOP”, 7 - në prani të sinjalit “JEP PËRPARËSI”, 8 - kur futemi nga një rrugë dytësore në një rrugë kryesore.

Është i ndaluar parakalimi: 1 - kur fushëpamja është e pamjaftueshme, 2 - në kthesat e rrugëve me një korsi për çdo sens lëvizje, 3 - në të përpjetat e kurrizeve të rrugës, në rrugët me një korsi për çdo sens lëvizje, 4 - kur mjeti që po vjen pas nesh e ka filluar këtë manovër para nesh, 5 - në “KALIMET NË NIVEL” pa barriera dhe të pa pajisura me drita, 6 - i mjeteve që kanë ndaluar për t‟i dhënë përparësi këmbësorëve, 7 - kur mjeti që kemi përpara ka sinjalizuar për fillimin e kësaj manovre, 8 - i një mjeti që ka hyrë në parakalim dhe ka zënë korsinë e sensit të kundërt, 9 - në rrugët me një korsi për çdo sens lëvizje kur fushëpamja është e pamjaftueshme, 10 - në korsitë e shpejtimit, 11 - në korsitë e ngadalësimit, 12 - i një mjeti të ndaluar përpara një “KALIMI NË NIVEL” pa barriera në pritje se po kalon treni, 13 - kur fushëpamja nuk është e lirë aq sa duhet për të kryer manovrën pa rrezik.

Qëndrimi i mjetit 1 - është një ndërprerje e lëvizjes së mjetit për një kohë të shkurtër, me kusht që drejtuesi i mjetit të jetë i pranishëm dhe i gatshëm për të rifilluar lëvizjen, 2 - lejohet si rregull, përgjatë krahut të djathtë të karrexhatës, 3 - në autostrada është i ndaluar, përjashtuar rastet e emergjencës, 4 - ndalohet në vendkalimet e këmbësorëve, 5 - ndalohet në vazhdimësi të “KALIMEVE NË NIVEL”, 6 - nuk duhet të shkaktojë pengesa për qarkullimin, 7 - ndalohet përballë sinjaleve rrugore nëse bëhet pengesë për dukshmërinë e tyre, 8 - ndalohet në afërsi dhe në vazhdimësi të kryqëzimeve, 9 - ndalohet mbi linjat e tramvajeve, 10 - ndalohet aty ku ka sinjalizime horizontale të përzgjedhjes së korsive, 11 - ndalohet mbi vendkalimet e këmbësorëve, 12 - ndalohet mbi vendkalimet e biçikletave.

Pushimi i mjetit është i ndaluar 1 - poshtë këmbëve të urave, harqeve dhe portave rrugore, përveç rasteve kur sinjalizohet ndryshe, 2 - në vendet e caktuara për pushimin e mjeteve të invalidëve, 3 - në korsitë e rezervuara për mjetet e transportit publik, 4 - në zonat e lëvizjes për këmbësorët, 5 - mbi shinat e tramvajeve, 6 - në pistat e rezervuara për biçiklistët, 7 - në vazhdimësi të “KRYQËZIMEVE NË NIVEL”, 8 - në zonat e përcaktuara për pushimin apo qëndrimin e mjeteve “TAKSI”, 9 - në korsitë e pëzgjedhjes, 10 - jashtë qendrave të banuara, në vazhdimësi të një kthese, 11 - në kurrize rruge, 12 - në vendin ku janë vendosur kazanët e mbeturinave në rrugë, 13 - në afërsi të pikave të karburantit ( më afër se 5 metra nga instalimet e destinuara për furnizim),

Në autostrada lejohet të qarkullojnë 1 - autoveturat që tërheqin rimorkio kur kompleksi në tërësi (autoveturë+rimorkio) nuk e kalon masën 3,5 tonë, 2 - autokarrot me peshë bosh mbi 400 kg, 3 - gjysëmërimorkiatorët, 4 - motorët me cilindratë mbi 150 cm³, 5 - autotrenat.

Janë të përjashtuar nga qarkullimi në autostrada: 1 - mjetet me ngarkesa të hapura, të pasistemuara mirë dhe që mund të derdhen, 2 - makinat bujqësore dhe makinat teknologjike, 3 - automjetet me gjendje teknike të keqe, me goma shumë të konsumuara, e me mangesi të dukshme të pajimeve e sistemeve funksionale të mjetit, 4 - automjetet që nuk kanë çertifikatë kontrolli teknik, 5 - motorët me cilindratë më të vogël se 150 cm³.

Në autostrada: 1 - në rast difekti të mjetit, duhet të vendosim trekëndëshin e rrezikut 100 m prapa mjetit, kur mjetin nuk mund ta çojmë në korsinë e emergjencës, 2 - ndalohet të bëhen gara shpejtësie, 3 - nuk mund të qëndrohet më shumë se tre orë në korsinë e emergjencës, 4 - ndalohet të tërheqësh mjete që nuk janë rimorkio, 5 - është e ndaluar të marrësh pasagjerë edhe në stacionet e shërbimit, 6 - qëndrimi i mjetit ndalohet përveç vendeve të parashikuara për këtë qëllim, 7 - ndalohet përdorimi nga automjete i korsisë së emergjencës si korsi lëvizjeje, 8 - ndalohet të bëhen aktivitete reklamimi dhe shitje produktesh, pa leje të posaçme, 9 - ndalohet kthimi i sensit të lëvizjes, 10 - në rastin kur të duhet të dalësh prej saj, duhet të pozicionohesh në korsinë e ngadalësimit, 11 - qëndrimi në korsinë e emergjencës lejohet në rastet kur kemi avari që e bën të pamundur vazhdimin e lëvizjes, 12 - ndalohet përdorimi i dritave të gjata kur ndriçimi i rrugës është i mjaftueshëm, 13 - hyrja nga korsia e shpejtimit bëhet duke u dhënë përparësi mjeteve që janë në qarkullim.

Drejtuesi i mjetit i cili shfaq shenja lodhje, duhet: 1 - të arrijë në vendpushimin më të afërt dhe të pushojë, 2 - të ulë shpejtësinë dhe të qëndrojë në vendpushimin e parë që i shfaqet, 3 - nëse është e nevojshme të përdorë për pushim edhe korsinë e emergjencës, 4 - të ulë shpejtësinë dhe të mbajë krahun e djathtë për të arritur vendin e parë të qëndrimit.

Përdorimi i alkoolit nga drejtuesi i mjetit: 1 - mund të çojë në eufori, pakujdesi dhe e bën më pak të sigurt drejtimin e tij, 2 - i bën më të ngadalta reflekset e tij në drejtimin e mjetit, 3 - mund të shkaktojë gjendjen e gjumit dhe mundësinë e aksidenteve, 4 - ndryshon aftësitë e përqëndrimit dhe të vëmendjes në drejtim, 5 - ul nivelin e përqëndrimit në drejtimin e mjetit, 6 - përbën rrezik të madh për qarkullimin, 7 - përbën një shkelje të rëndë të Kodit Rrugor, 8 - mund të verifikohet me testin e alkoolit, të cilit është e detyrueshme t‟i nënshtrohet.

Nëse drejtuesi i mjetit kurohet me barna mjekësore me veprim qetësues: 1 - mund të drejtojë atë përderisa përdorimi i tyre nuk ndikon në gjendjen fizike e psikike të tij, 2 - mund të drejtojë atë derisa gjendja patologjike nuk ndikon në aftësitë për drejtimin e tij, 3 - për sëmundje që e pengon drejtimin e mjetit, i ndalohet të drejtojë mjet.

Përjashtohen nga detyrimi për të vënë rripat e sigurimit: 1 - gratë shtatëzëna, të pajisura me çertifikatë mjekësore të kushteve të veçanta të rrezikut, tё konfirmuar nga gjinokologu, 2 - persona me sëmundje të veçanta të pajisur me çertifikatë, të lëshuar nga komisioni mjekësor përkatës, 3 - personat me gjatësi trupore më të madhe se 190 cm që vërtetohet me dokument njohje, 4 - personat me gjatësi truprore më të vogël se 150 cm me dokument njohje.

Kontrolli teknik është detyrim ligjor për të gjitha llojet e mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiot e tyre, kryhet një herë në vit për të gjitha automjetet për përdorim vetiak, është i detyrueshëm edhe për mjetet e transportit ndërkombëtar të mallrave dhe udhëtarëve, për kategori dhe destinacione të ndryshme të mjeteve, nuk ka të njëjtin afat kohor, verifikon nëse mjetet garantojnë sigurinë në qarkullim, si dhe ndotja nuk i kalon kufijtë e caktuar ligjor dhe i mjetit rrugor quhet i përfunduar me lëshimin e çerifikatës pëkatëse.