Artikull

Rekord infektimesh, tremben kursantët e autoshkollave

172 Lexime

Numri i të infektuarve me coronavirus në Shqipëri nuk njeh rënie. Ministria e Shëndetësisë njofton se përgjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime të dyshuara për COVID-19, prej të cilave 57 kanë rezultuar pozitivë.

Mjekja Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik tha se, qyteti i Krujës ka numrin më të lartë të rasteve ditore me COVID-19, përkatësisht me 16 të infektuar, ndjekur nga Tirana me 14, 9 Vlora, 8 Shkodra, 6 Lushnja, 2 Puka, dhe nga 1 Durrësi e Fieri.

Aktualisht në Spitalin infektiv në Qendrën Spitalore Universitare  “Nënë Tereza” po marrin shërbim 47 pacientë, ku 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar.

Nderkohe pas ketij lajmi reagim ka pasur dhe nga drejtuesit e drejtorise se transporteve te cilet shprehen se ne rast rikarantine te paret qe do te preken nga situata e risjelle prej Covid 19 do te jene Autoshkollat dhe kursantet brenda tyre, ku mund te shtyhet deri ne nje afat te pacaktuar provimet e teorise dhe praktikes cka mund te sjelle nje ngerc ashtu si ndodhi perpara 3 muajsh,


Nderkohe autoshkollat ne Shqiperi jane duke plotesuar masat higjenosanitare per evitimin e shperndarjes se Covid 19 brenda ketyre institucioneve