AUTOSHKOLLA AL
Artikull

Qeveria fal taksat vjetore të makinave - lista e përfituesve

1972 Lexime

Mjetet e transportit si autobus (mbi 8+1), taksi ose mjete të tjera transporti për brenda qytetit, për jashtë qytetit, për turizëm brenda dhe jashtë vendit, për transport ndërkombëtar të rregullt, për personele dhe për llogari të subjekteve brenda dhe jashtë vendit, nuk do të paguajnë taksën vjetore.

Kryeministri Edi Rama, përmes llogarisë së tij në Facebook, njoftoi se Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor do të mbulojë pagesën e tarifës vendore të këtyre mjeteve, nga fondi i vet

Gjithashtu, ata që e kanë paguar taksën do të kompesohen. Vendimi do të hyjë në fuqi brenda muajit maj 2020. Nga ky vendim do të përfitojnë 7,204 mjete.