Artikull

Plotësohen kushtet shëndetësore në autoshkollat e vendit, kursantët gati.

212 Lexime

Zbatimi i masave anti Covid 19 eshte detyrim ligjor tanime ndaj e autoshkollat ne Shqiperi jane duke plotesuar cdo kerkese te Ministrise se Shendetesise per te siguruar keshtu kursantet e tyre e per ti mbajtur larg rrezikut te virusit.

Ne nje postim ne rrjetin social Facebook edhe Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimeve te Transportit Rrugor ka bere me dije se keto masa rigoroze jane ne te mire te kursanteve te cilet duan te pajisen me leje drejtimi ndaj e ky institucion ka kerkuar zbatim te plote te masave parandaluese.

Postimi i tyre i plote

Zbatimi i masave anti-Covid19 nga ana e Autoshkollave është detyrim ligjor! ⚠️‼️ DPSHTRR dhe Task-Forca e Transportit Rrugor vijon monitorimin dhe kontrollet në klasa e në procesin mësimor që ka rinisur nga dt. 11.05! Nuk do donim kthim mbrapa ndaj disiplina, kujdesi, serioziteti në mbrojtjen e aplikantëve dhe personelit ka rëndësi të jashtëzakonshme për jetën dhe vijimin e aktivitetit ekonomik të këtij sektori! Çdo mangësi apo pakujdesi do jetë subjekt penalizimesh edhe nga Njësia Operacionale Anti-Covid (Task-Forca ndërinstitucionale) dhe Policia e Shtetit!