Lajm

NJOHJA E LEJEDREJTIMIT SHQIPTAR NË BULLGARI

281 Lexime

Tjetër lajm i mirë për të gjithë bashkëkombasit tanë që jetojnë apo që do të udhëtojnë në Bullgari!Bazuar në Konventën e Vjenës për Trafikun Rrugor, të cilën Shqipëria dhe Bullgaria e kanë ratifikuar, shtetasit shqiptarë:

  1. mund të udhëtojnë në Bullgari me lejen e drejtimit shqiptare, pa qenë nevoja e pajisjes me leje drejtimi ndërkombëtare;
  2. kur kanë  një leje qëndrimi në Bullgari mund të udhëtojnë me leje drejtimi shqiptare deri në 1 vit. Pas përfundimit të afatit 1 vjeçar, do të duhet që të bëhet konvertimi i lejes së drejtimit në leje drejtimi bullgare.

Konvertimi bëhet pa kaluar testimin teorik apo atë praktik!