SINJALIZIME TË POLICIT TË TRAFIKUT

Përdoruesit e rrugës janë të detyruar t’u binden pa diskutim sinjalizimeve të policëve të caktuar për rregullimin e trafikut.

2. Udhëzimet e dhëna nëpërmjet sinjalizimeve të kryera nga policët anulojnë çfarëdo udhëzimi tjetër të dhënë nëpërmjet sinjalitikës rrugore dhe normave të qarkullimit.

3. Sinjalizime të policëve janë veçanërisht:
a) Krahu i ngritur vertikalisht tregon “kujdes, ndalo” për të gjithë përdoruesit, me përjashtim të drejtuesve të mjeteve që nuk janë më në gjendje të ndalojnë në kushte të mjaftueshme sigurie; nëse sinjali jepet në një kryqëzim, ai nuk do të thotë ndalim për përdoruesit e mjeteve që kanë hyrë tashmë në të;
b) krahët ose krahu i shtrirë horizontalisht tregon “ndalo” për gjithë ata përdorues që vijnë nga drejtime që kryqëzohen me drejtimin e treguar nga krahët, kurse për ata që vijnë nga drejtime të njëjta me drejtimin e krahëve, ky sinjal do të thotë “rrugë e lirë”.

4. Pas sinjalizimit të pikës 3, polici mund ta ulë krahun ose krahët; pozicioni i ri tregon njësoj “ndal” për gjithë përdoruesit e rrugës që gjenden përballë policit ose prapa tij, kurse për ata që gjenden anash tij, ky sinjal tregon që “rruga është e lirë”.

5. Policët, për kërkesa të lidhen me rrjedhshmërinë ose sigurinë e qarkullimit, mund, gjithashtu, të rritin ose ta zvogëlojnë shpejtësinë e mjeteve, të ndalojnë ose të kthejnë rrjedha mjetesh ose mjete të veçanta, si dhe të japin urdhra të veçantë për zgjidhjen e situatave të vështira, edhe kur kjo është në kundërshtim me sinjalizimin ekzistues ose kur është në kundërshtim me normat e qarkullimit.

Image

Pozicioni i punonjësit të policisë rrugore me një krah të ngritur vertikalisht tregon se është veprim i barazvlefshëm me dritën e verdhë fikse të semaforit, duhet të lirojmë menjëherë kryqëzimin nëse e kemi zënë, duhet të ndalojmë para kryqëzimi.

Image

Pozicioni i punonjësit të policisë rrugore, me krahë të hapura të shtrira sipas drejtimit tonë të lëvizjes (kah i shigjetës) tregon se është i lejuar kalimi në kryqëzim, mund të kthehemi djathtas, duke i dhënë paraprakisht përparësi këmbësorëve që kalojnë karrexhatën në të cilën futemi me mjet, mund të kalojmë kryqëzimin duke treguar kujdes, është veprim i barazvlefshëm me dritën jeshile të semaforit, mund edhe të kthehemi majtas në kryqëzim, por duke respektuar përparësinë.

Image

Pozicioni i punonjësit të policisë rrugore përballë me lëvizjen tonë, tregon se është i ndaluar kalimi në kryqëzim, duhet ndaluar para vijës tërthore të ndalimit, ndalohet të kthehesh majtas, ndalohet të futesh në kryqëzim dhe ndalohet të kthehesh djathtas.

Image

Pozicioni i punonjësit të Policisë Rrugore me krahët e hapura në këndin 90 gradë, me krahun e djathtë të drejtuar përpara lejon kthimin majtas të mjeteve që vijnë nga e majta e tij, ndalon rrymat e mjeteve që vijnë nga e djathta e tij, i‟u ndalon mjeteve që vijnë përballë, të vazhdojnë lëvizjen drejt, lejon të vazhdojnë lëvizjen drejt mjetet që vijnë nga e majta e tij, lejon kthimin nga e djathta të mjeteve që vijnë nga e majta e tij.

Image

Pozicioni i punonjësit të policisë rrugore duke bërë me dorë lartë e poshtë me shuplak të kthyer teposhtë do të thotë se drejtuesi i makinës në drejtim të të cilit jepet ky sinjalizim duhet të zvogëloj shpejtësinë e lëvizjes.

Image

Pozicioni i punonjësit të policisë rrugore duke bërë me dorë në bërryl (nyje) nga e djathta në të majtë do të thotë se drejtuesi i makinës në drejtim të të cilit jepet ky sinjalizim duhet të ngrit shpejtësinë e lëvizjes.

Image

Pozicioni i punonjësit të policisë rrugore duke bërë me dorë në pozitë horizontale e zgjatur me shuplakë do të thotë se drejtuesi i makinës në drejtim të të cilit jepet ky sinjalizim duhet ndalet.

Image

Rënia e zgjatur e bilbilit nga ana e punonjësit të shërbimit të policisë rrugore tregon se qarkullimi i mjeteve duhet të ndalojë, në kushtet e sigurisë shërben për të lejuar kalimin e mjeteve të ndihmës së shpejtë në shërbim emergjence në kryqëzime, është veprim i barazvlefshëm me semaforin me dritë të kuqe të ndezur, detyron cilindo që është duke lëvizur në vazhdimësi të kryqëzimit, t‟a lirojë atë, tregon se duhet ndaluar lëvizja, nëse jemi duke u afruar në kryqëzim.