SINJALE TË VENDOSURA NË KROSKOTIN E MJETIT

Këtu mund të gjeni disa nga sinjalet dhe funksionet e tyre që janë të vendosura në kroskotin e mjetit. Secili sinjal gjithashtu edhe njoftimi që ato jep ka formën dhe ngjyrën e caktuar ashtu siq ju shfaqet edhe në makinën tuaj.

Image

Tregon komandën që ndez dritat e fenerëve të largësisë

Është i vendosur edhe ne kroskot bashke me llambën spiune me ngjyre blu dhe dallohen fenerëve të largësise (dritave të gjata),

Image

Tregon komandën për ndezjen e fenerëve joverbues

Vendoset bashkë me llambën spiune me ngjyrë jeshile dhe dallohet kur ndizen fenerët joverbues (dritat e shkurtra).

Image

Tregon komandën e sinjaleve treguese të drejtimit

Vendoset edhe ne kroskot mbi një llambë spiune me ngjyrë jeshile, vendoset ne kroskot bashke me nje llambë spiune, me dritë pulsuese, e sinjaleve treguese të drejtimit.

Image

Tregon komandën e sinjalit të emergjencës (sinjali i ndritshëm i rrezikut)

Vendoset në një çelës që bën ndezjen e njëkohëshme të katër sinjaleve të drejtimit.

Image

Tregon se karburanti është në mbarim

kur llamba spiune është e ndezur, tregon që mjeti është me rezervën e karburantit.

Image

Tregon që temperatura e lëngut ftohës në motor është më e lartë se sa duhet

Vendoset mbi një llambë spiune me ngjyrë të kuqe.

Image

Tregon që dinamo nuk e ngarkon baterinë

Vendoset mbi një llambë spiune me ngjyrë të kuqe.

Image

Tregon që presioni i vajit lubrifikues në motor është i pamjaftueshem

Vendoset mbi një llambë spiune me ngjyrë të kuqe.

Image

Tregon se duhet vënë rripi i sigurimit

Kur llampa mbi të cilёn ёshtё vendosur ndizet, mund të tregojë se pasagjeri apo drejtuesi i makinës nuk ka vendosur rripin e sigurimit.

Image

Tregon komandën që shkrin veshjen e xhamit të pasëm nga ngrica

Vendoset mbi një llambë spiune me ngjyrë të verdhë.

Image

Tregon komandën e pajisjes që largon veshjen e xhamit të përparmë nga ngrica

Vendoset mbi një llambë spiune me ngjyrë të verdhë.

Image

Tregon llampën spiune të dritave të pasme për mjegullën

Vendoset mbi një llambë spiune me ngjyrë të verdhë.

Image

Tregon që freni i dorës është i aktivizuar

Vendoset mbi një llambë spiune me ngjyrë të kuqe dhe ju kujton që freni i dorës duhet të çaktivizohet para nisjes se mjetit

Image

Tregon që duhet të bëjmë kontroll të sistemit të frenimit

Sinjalizon një konsumim të madh të ferrotave apo të tamburëve të frenave dhe vendoset mbi një llambë spiune me ngjyrë të kuqe.

Image

Tregon vendin ku aktivizohet sinjalizimi zanor (me bori) i mjetit

Vendoset te çelësi apo butoni që aktivizon borinë e mjetit

Image

Tregon vendin e komandimit të celsit të dritave

mund të vendoset mbi çelësin e përgjithshëm ose në kroskot bashkë me llambën spiune

Image

Tregon se janë ndezur dritat e pozicionit

Vendoset mbi një llambë spiune me ngjyrë jeshile.

Image

Tregon komandën që ndez dritat e përparme kundër mjegullës

Vendoset mbi një llambë spiune me ngjyrë jeshile.

Image

Tregon komandën që aktivizon fshirëset e xhamit të përparmë

Vendoset në komandën e pajisjes së larjes dhe fshirjes së xhamit të përparmë.