Artikull

Policia “ja mbledh” shoferëve

349 Lexime

Publikohen propozimet për ndryshimet në Kodin Rrugor. Deri në 40 mijë lekë gjoba për alkoolin dhe heqje e patentës me 2 vjet. Rikthim në autoshkollë nëse një shofer i dehur bën aksident. 5-15 mijë lekë gjoba për përdorimin e celularit, dhe dyfish më e lartë nëse je përsëritës 3 herë brenda vitit. Gjobë nga 10-20 mijë lekë për shoferët që nuk ruajnë distancën e sigurisë dhe përdorin dritat e gjata. Deri në 3 mijë lekë gjobë për shoferin nëse ka pasagjerë pa rrip sigurimi. Deri në 10 mijë lekë gjobë për parakalimin e gabuar. Deri në 8 mijë lekë për ata që nuk respektojnë përparësinë.

 

Ministria e Brendshme prezantoi publikisht  paketën me propozimet për ndryshime në Kodin Rrugor për shkelësit. Masa më e rëndë është ajo për drejtimin e makinës në gjendje të dehur, që shkon deri në 40 mijë lekë (nëse përmbajtja e alkolit është nga 0.8 mg/l  deri në 1.5 mg/l), nga 5 - 15 mije lekë që është aktualisht, dhe pezullimi i patentës arrin deri në 2 vjet, nga deri në 6 muaj aktualisht.  Por nëse shoferi që drejton makinën në gjendje të dehur, shkakton një aksident, dhe rezulton me përmbajtje alkooli 1.5 mg/l dhe i hiqet leja e drejtimit me të gjitha pikët. Kjo do të thotë se shoferi rikthehet sërish në auto-shkollë për ta marrë patentën nga e para. Nëse shoferi konstatohet me pije alkoolike nga ora 19:00 - 06:00 të mëngjesit, propozohet që gjoba të jetë 30% më e lartë. Ndërkohë nga 10-20 mijë lekë propozohet gjoba nëse përmbajtja e alokolit ëstë nga 0.3 mg/l deri në 0.5 mg/l.

Gjoba për celularin në timon rritet nga 1 - 1.5 mijë lekë që ishte, në 5 - 15 mijë lekë. Por kur shkelja përsëritet 3 herë brenda vitit, vlera e gjobës dyfishohet, që do të thotë se arrin deri në 30 mijë lekë. Por me këtë shkelje, merret masë ndëshkuese edhe me pezullimin e lejes së drejtimit për 3 muaj, si dhe hiqen nga patenta 10 pikë. Gjobë do të merret 5 mijë lekë, edhe thjesht nëse je duke e mbajtur telefoninnë dorë, pa folur e pa shkruar, kur je në timon.