AUTOSHKOLLA AL
Artikull

Ministria Manastirliu : "Autoshkollat ngelen të mbyllura, kanë rrezik të madh"

1592 Lexime

Autoshkollat dhe mësimi në to do të vazhdojnë të jenë të mbyllura - kështu është shprehur ministria Ogerta Manastirliu në emisionin "Opinion" përballë gazetarit Blendi Fevziu.

Manastirliu shprehet se këto subjekte private nuk janë në listën e bizneseve që do të hapen për shkak se rrezikshmëria e kontaktit me njëri tjetrin është e madhe e kësisoj duhen marrë masa drastike, ndërkohë ka kërkuar durim nga qytetarët shqiptare.

Rikujtojmë se janë mbi 40 ditë ku autoshkollat në Shqipëri janë të mbyllura e afro 2000 persona janë duke pritur të marrin lejen e drejtimit.

Autoshkolla Shqipëri do të ndjekë këtë situatë me prioritet e do të lajmërojë ndjekësit e saj në përditësimet e reja